Banorët kryqëzojnë Shpendin për jetën e tmerrshme në erën e kanalizimit (Foto/Video)

  • 25 July 2017 - 08:01
Banorët kryqëzojnë Shpendin për jetën e tmerrshme në erën e kanalizimit (Foto/Video)

KEQQEVERISJA E VV-SË NË PRISHTINË

Kryetari i Komunës injoroi qytetarë


"Le të vijnë një natë tek unë në banesë, personalisht si mysafirë të mitë le të jenë, le t'i marrë gruan dhe fëmijët, dhe le të vijnë këtu, unë ua bëj një darkë dhe e hamë këtu së bashku. Le ta shohë, pra vetë Shpend Ahmeti se a mundet ai me hëngër një kafshatë bukë prej erës së kanalizimit, prej erës ...", tha Blerim Hasani për "Kosova Sot"

Neglizhenca e qeverisë komunale të Prishtinës për të rregulluar kolektorin e ujërave të zeza në lagjen Mati 1 të Prishtinës, i planifikuar që mandatin e qeverisjes së LDK-së dhe zotuar se do të finalizohet nga 'VETËVENDOSJE' dhe Shpend Ahmeti, po e shkatërron shëndetin e banorëve të lagjes 'Mati' 1, po e pamundëson një jetë normale, ngase ata janë në hall të madh nga kundërmimi i padurueshëm në këtë pjesë të qytetit. Telashet e tyre janë akoma më të rënda në këtë stinë vere të nxehtë, për shkak se Komuna që drejtohet nga kryetari i dështuar i Prishtinës nuk e rregullon kolektorin e ujërave të zeza. Po ashtu, aty pari përreth përroskës, ku derdhen dhe kalojnë ato ujëra, janë dhe mbeturinat që kanë zënë vend, kurse banorët e bëjnë fajtore Komunën, që nuk ka intervenuar për rregullimin e kolektorit, që ka kohë që ka nisur si projekt. Sipas banorëve, me të cilët ka kontaktuar gazeta, uji i kanalizimit ka depërtuar edhe në garazhet e ndërtesave, janë shkatërruar automjete të banorëve të atyshëm që janë detyruar t'i shesin pak a shumë për hekurishte, kurse edhe ashensorët pothuajse kanë dalë krejtësisht jashtë funksionimit, ngase ujërat që depërtojnë te bodrumet-garazhet nëntokësorë arrijnë deri në dy metra lartësi dhe shkatërrojnë gjithçka që gjendet aty, edhe instalimin elektrik, por dhe stabilimentet për lëvizjen e ashensorit.

Image

Jeta e padurueshme

Sipas vetë banorëve të intervistuar, por edhe asamblistëve komunalë opozitarë, kjo gjendje e mjerueshme e banoreve të kësaj lagjeje tregon më së miri se qeverisja e Shpend Ahmetit është një nga më të dështuarat, sepse edhe pse erdhi me pompozitet se do t'ua rregullojë e lehtësoje jetën e qytetarëve i ka lënë ata të vuajnë dhe pa pikë shprese në Prishtinë. Kryeqyteti në shumë lagje të tij, më shumë i ngjan Kandaharit me degradimin e vazhdueshëm sesa rregullim funksional, edhe gjatë këtij mandati 4-vjeçar të Shpend Ahmetit, i cili përveç shëtitjeve me jahte të oligarkëve të inkriminuar Devolli dhe dhënies e shitjes së tenderëve të inkriminuar, shitjes së lejeve të ndërtimit dhe shumëçka tjetër mafio-oligarkëve, nuk arriti të dëshmojë se është një menaxher që duhet t'u shërbejë qytetarëve dhe interesave të tyre, e jo vetëm militantëve të partisë dhe nëntokës kriminale të ndërtimit në Prishtinë. Një nga qytetarët më aktivë të kësaj lagjeje në ngritjen e zërit kundër këtij ndëshkimi, që po u bëhet qytetarëve të këtushëm është Blerim Hasani. "Pamjet, që shihen këtu, mendoj që nuk duan koment, kjo po shihet. Unë kisha dashur që personalisht ta ftoj vetë kryetarin Shpend Ahmetin, kryetarin e Komunës, njeriun përkatës që është për kanalizimet dhe këto që po shkojnë kështu krejt përmbi tokë, le të vijnë një natë tek unë në banesë, personalisht si mysafirë të mitë le të jenë, le t'i marrë gruan dhe fëmijët, dhe le të vijnë këtu, unë jua bëjë një darkë dhe e hamë këtu së bashku. Le ta shohë pra vetë Shpend Ahmeti se a mundet ai me hëngër një kafshatë bukë prej erës së kanalizimit, prej erës ...", tha Blerim Hasani për "Kosova Sot". Ai thotë se është anomali e llojit të vet dhe ndëshkim për këta qytetarë që Komuna e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti merren me shumë çështje të tjera dytësore e të parëndësishme, por jo me ato që kanë peshë dhe përmirë- sojnë jetën e qytetarit, e në të cilat bënë pjesë edhe eliminimi i ujërave të zeza në këtë lagje. "Ekziston mundësia që zgjidhja të gjendet edhe duke e futur lart atje në kanalin e vjetër që ka ekzistuar më parë kanalizimi i vjetër, ekziston mundësia që aty të kyçet krejt ky ujë dhe të hiqet, por unë nuk e di se ku është puna e tyre. Ose tash po e lënë për vota në kohën e zgjedhjeve që të vijnë përsëri të premtojnë e të rrejnë, për të na thënë e bëjmë... e bëjmë dhe përsëri për të vazhduar njësoj", tha Hasani...(Më gjërësisht mund të lexoni në numrin e sotëm në gazeten Kosova Sot)
(Kosova Sot)  

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)