Qytetarët marrin shërbime të dobëta në fushën e shëndetësisë (Video)

  • 25 July 2017 - 13:03
Qytetarët marrin shërbime të dobëta në fushën e shëndetësisë (Video)

Shërbimet shëndetësore në Kosovë janë mjaft të dobëta si pasojë e politikës që nuk e pati kurrë prioritet sistemin shëndetësor. Gjendja nëpër spitale është e mjerueshme, që nga papastërtia e deri te mungesa e barnave dhe medikamenteve të tjera.

Të anketuarit e “Kosova Sot” shprehen të zhgënjyer me Ministrinë e Shëndetësisë dhe menagjmentin e QKUK-së dhe me komunat ku ka mungesë barërash dhe shërbime të dobëta që ju ofrohen qytetarëve.

Qytetari Besim Rreci thekson se shërbimet shëndetësore nuk janë në nivelin e kënaqshëm, ka mungesë barnash dhe qytetarët duhet blerë barnat vet kurse spitalet nuk janë në gjendje të mirë me pastërtinë. Për qytetarin Ismajl Shabani, shërbimet shëndetësore janë shumë të ultë. Veç saj, ai thekson se nuk ka barna dhe niveli i higjienës nëpër shumicën e institucioneve duke filluar nga QKUK-ja  është në nivelin zero.

Sipas Besnik Hykollit në sistemin shëndetësor ka  shërbime të dobëta shëndetësore. “Këtu është në pyetje keqmenaxhimi në ministri, QKUK-ja dhe komunat si nivel i dytë. Ndërsa Burim Kelmendi thekson se shërbime shumë të këqija u ofrohen qytetarëve nëpër institucione shëndetësore. “Nuk ka barna nuk ka pastërti nuk priten pacientët si duhet . Fajtorë për të gjitha të kqijat janë ministria dhe menagjmentet me drejtorët e QKMF-ve”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)