Publikohen pamjet: Kështu policia e kap sulmuesin me thikë që bërtiti “Allahu Akbar” (Video)

  • 25 July 2017 - 17:59
Publikohen pamjet: Kështu policia e kap sulmuesin me thikë që bërtiti “Allahu Akbar” (Video)

Pamje dramatike të kamerave të sigurisë e shfaqin momentin kur oficerët e policisë e mposhtin një burrë me thikë, i cili i kishte sulmuar oficerët kufitarë në kufirin mes Sapnjës dhe Marokut.

Raportohet se ai kishte bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), si dhe thirrje tjera arabe gjatë kohës së sulmit.

Në video, oficerët e policisë shihen me shkopinj dore dhe mburoja të trazirave duke e rrethuar sulmuesin.

Derisa një oficer e shpërqendron sulmuesin, një tjetër e kap një barrierë të kuqe trafiku dhe e godet sulmuesin pas kokë me të, duke e përplasur për toke.

Oficerët tjerë pastaj e rrethojnë dhe e arrestojnë atë.

Ministri i Brendshëm i Spanjës, Ignacio Zoido, e ka konfirmuar sulmin në të cilin u plagos një oficerë.

“Policia e ka arrestuar personin i cili me thikë i sulmojë agjentët në pikë kalimin Beni,” ka thënë Zoido.

Sulmuesi, i cili besohet se është maroken, është dërguar në paraburgim dhe do të merret në pyetje.

(Kosova Sot)