Qeveria e re “Haradinaj” duhet që të ketë prioritet përmirësimin e shëndetësisë (Video)

  • 18 September 2017 - 11:05
Qeveria e re “Haradinaj” duhet që të ketë prioritet përmirësimin e shëndetësisë (Video)

Shëndetësia asnjëherë nuk ka qenë prioritet për qeveritë që kanë menaxhuar me këtë sektor dhe për këtë arsye kemi një shëndetësi me kosto të lartë. Të anketuarit thonë se qeveritë tona të pasluftës injoruan shëndetësinë dhe kjo bëri që me miliona euro para të buxhetit dolën jashtë shtetit vetëm për shërime në vendet fqinje. Ata thonë se qeveria e re duhet ta ketë prioritet shëndetësinë

Image

 

Samir Gashi thekson se shëndetësia është mjerimi ynë. “Ai që pati para ka kryer shërbime e kush nuk pati është lënë anash. Ndaj duhen shërbime më të mira mjekësore se para ligjit jemi të barabartë”, është shprehur ai.

Image

 

Abedin Hyseni ndërkaq thekson se qeveria e re duhet patjetër ta ketë prioritet shëndetësinë. “U bënë 19 vite, për shëndetësinë nuk u bë asgjë. Po bëhen  shpenzime jashtë shtetit e këto para duhet të investoheshin në rritjen shëndetësisë vendore”.

Image

 

Kujtim Salihu thekson se ka qenë dashur që moti të bëhet prioritet se të gjitha paratë që u harxhuan për shërime jashtë shtetit pati mundësi të investohen në mjekësinë vendore e paratë të shkojnë jashtë.

Image

 

Ndërsa Xhemshit Miftari është i bindur se mjekësia duhet të jetë prioritet nacional”. Nga paslufta qeveritë gabuan dhe injoruan shëndetësinë kurse me miliona euro dolën jashtë shtetit në vend se të investohen këtu”.

 (Kosova Sot)