Qytetarët shpresojnë se qeveria “Haradinaj” do ta zvogëlojë papunësinë? (Video)

  • 19 September 2017 - 11:05
Qytetarët shpresojnë se qeveria “Haradinaj” do ta zvogëlojë papunësinë? (Video)

Papunësia është problemi më i madh në Kosovë dhe qeveritë e deritanishme nuk kanë bërë pothuajse aspak për zvogëlimin e papunësisë në Kosovë. Por qytetarët kanë shpresa se Qeveria “Haradinaj” do të mund të ndikojë në zvogëlimin e papunësisë. Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se një ndër problemet më të mëdha në Kosovë është papunësia, andaj besojnë se qeveria “Haradinaj” ndoshta do të bëjë diçka pozitive në këtë drejtim. 

Image

 

Shyqeri Nici shprehet se Qeveria duhet lënë që të punojë. “Ma merr mendja se po por tani ta shohim se çfarë po bën. Ramushi ka vullnet të punës, ka disiplinë, ndërsa sa ka kuadër nuk e di, ta shohim”, është shprehur ai.

Image

 

Ismail Hamiti vlerëson se një ndër problemet më të mëdha në Kosovë është papunësia, por shpreson se qeveria “Haradinaj” ndoshta do të bëjë diçka pozitive në këtë drejtim.

Image

 

 

Për Shemsi Muqiqin nuk mundet as ta zbusë dhe as të shkojë përpara kjo qeveri nëse e marrim parasysh formimin e saj në çfarë rrethanash ka ardhur deri aty. “Jam pesimist në këtë punë se asgjë s’mund të ec përpara”, ka theksuar ai.

Image

 

Kurse Muhamet Rama thotë se së pari duhet parë se çfarë do të bëjë kjo qeveri për zbutjen e papunësisë, por ka shpresa se diçka do të bëhet më mirë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

 (Kosova Sot)