Qytetarët e dëshpëruar me politikanët, nuk presin shumë në zgjedhjet lokale (Foto/Video)

  • 22 September 2017 - 12:08
Qytetarët e dëshpëruar me politikanët, nuk presin shumë në zgjedhjet lokale (Foto/Video)

Zgjedhjet lokale po afrohen kurse fushata sapo ka nisur. E megjithatë, qytetarët janë skeptik se pushtetarët e zgjedhur nëpër komuna do të punojnë për të mirën e qytetarëve. Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se politikanët japin premtime të mëdha por pak i realizojnë ato.

Image

Muhedin Haxhiu thotë se nëse vazhdojnë me avazin e përbashkët vetëm me premtime sikurse deri më tash, nuk do të ketë ndryshime. “Kjo vlen për të gjitha, por nëse me të vërtete duan dhe e kanë seriozisht, për zgjidhjen e problemeve, atëherë problemet janë të zgjidhshme dhe zgjidhen”, ka theksuar ai. 

Image

Ismajl Lahu nuk beson se do të ketë ndryshime në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen, por do të vazhdojë praktika e vjetër politike.

Image

Nga ana tjetër, Mazllum Krasniqi poashtu nuk beson se do tëndryshojë gjërat. “Siç po shihet, vrapimi dhe gara bëhet për pushtet e jo për elektorat. “Bile mendoj se pas këtyre zgjedhjeve lokale do të kemi edhe zgjedhje tjera, të përgjithshme”. 

Image
Kurse Sabit Salihu thotë se deri tash ishte ke Murta, tash vjen Kurta, për popull kurgjë. “Politikanë janë vetëm duke rehatuar veten, shiko të rinjtë duke ikur, duke lëshuar vendin. Politika nuk është duke punuar për vendin”, është shprehur ai.
 

(Kosova Sot)