Pasi ta shikoni këtë video do të neveriteni nga KFC (Video/Foto)
Një video shokuese ka shfaqur padashje anën e neveritshme të përgatitje së ushqimit në një prej lokacioneve të rrjeteve të “Fast Food”, të njohur si KFC, transmeton gazeta Kosova Sot.
Videoja ka shpërthyer në Youtube duke arritur brenda javës mbi 5 milionë klikime.
Në video shihen sesi punëtorët e ri-përdorin djathin , fasulet e gjelbëra të ngrira në ujë të një cilësie të dyshimtë dhe pulë të vjetra të prekura edhe nga myku.
Ky xhirim u shkrep derisa një punëtor po filmonte kolegun e tij ndërkohë që ishin duke e mbyllur lokalin për atë ditë pune.
Pastaj, punëtori shihet duke nxjerrur disa enë me ushqim nga frizi ku shihen fasue të gjelbërta duke notuar në ujë të ndotur.
Në sfond ndëgjohen biseda në të cilat vërtetë dëshmohet për procesin e neveritshëm të punës.
Qëndrimi zyrtar i rrjetit KFC ka qenë se kjo video është shumë e vjetër dhe nuk pasqyron asgjë prej standardeve të biznesit të tyre.
(Kosova Sot)