Babai ia heq dhëmbin me një top ragbi (Video/Foto)
Një baba në Centetnnial, Kolorado, u bë shumë kreativ me mënyrën se si ia nxori dhëmbin djalit të tij. Në video, e filmuar këtë muaj, e lidh dhëmbin e fëmiut të tij me një top ragbi, transmeton Kosova Sot.
Pastaj babai e hedh topin në drejtim të babait të tij, gjyshit të dajloshit të vogël.
Në prapaskenë dëgjohet kënga Sil nga Awolnation.
Kur arrin topi në dhomën tjetër djali kontrollon gojën për dhëmbin që tashmë nuk është më aty. Me aq sa duket dhëmbi nuk ka shkuar në dhomën tjetër prandaj ata e kërkojnë në dhomë derisa djali e gjen dhe e tregon në kamerë.
(Kosova Sot)