Qeni me të lehurat qesharake që tingëllojnë si kakarisjet e pulës (Video)

  • 23 September 2017 - 12:41
Qeni me të lehurat qesharake që tingëllojnë si kakarisjet e pulës (Video)

Brooke Taylor nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara ka filmuar të lehurat qesharake të qenit të tij Owen.

Çuditërisht, zëri që lëshon kafsha, ngjanë shumë me kakarisjet e pulës kur është duke e bërë vezën.

“Duket sikur të kishte brenda një pulë dhe zëri është i saj”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Videoja që është postuar në internet, ka bërë xhiro në rrjetin social duke marrë shumë pëlqime. 

(Kosova Sot)