Nga Londra për t’u martuar në Kukës, dasma e djalit “pushton” rrugët e qytetit (Video)

  • 24 September 2017 - 16:41
Nga Londra për t’u martuar në Kukës, dasma e djalit “pushton” rrugët e qytetit (Video)

Një atmosferë të këndshme kanë ofruar disa dasmorë ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Rrugët e qytetit janë pushtuar nga brohoritjet, zhurma e kuajve dhe ngjyrat e rrobave popullore të dasmorëve. Një i ri nga Kukësi ka zgjedhur që martesën e tij ta realizojë në vendlindje, duke ruajtur traditën. Kuajt, karroca dhe një limuzinë, një kombinim perfekt që i ofrojnë më shumë bukuri dhe gjallëri qytetit të Kukësit. Kjo është një shenjë e mirë që shqiptarët, nuk i humbasin traditat. Kuajt dhe karrocat nuk mund të “mposhten” nga mjetet moderne, pasi shpesh ata plotësojnë njëra-tjetrën. Epo, të na trashëgohet çifti!

 

(Kosova Sot)