< Të hiqen urgjentisht monopolet (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Tė hiqen urgjentisht monopolet (Foto/Video)

Tė hiqen urgjentisht monopolet (Foto/Video)

Në shumë fusha në Kosovë, pushtetet u kanë krijuar monopole disa kompanive që janë të lidhura me ato dhe nga të cilat përfitojnë favore. Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se Qeveria e re duhet që të heqë urgjentisht monopolet e kriminalizuara në mënyrë që të kemi një treg të lirë të garantuar edhe me Kushtetutë. 

Image

Alush Sejdiu thotë se doemos monopolet janë shumë të dëmshme për zhvillimin e bizneseve në mënyrë të barabartë dhe se kemi konkurrencë jolojale e cila dëmton bizneset e vogla dhe ato konkurrente.

Image

Sali Morina thotë se monopolet janë pengesë e madhe e tregtisë së lirë te ne dhe ato ekzistojnë. ”Problemi duhet të saktësohet në mënyrë të prerë me ligje dhe Kushtetutë”.

Image

Mustafë Hyseni thekson se monopolet janë të dëmshme e të rrezikshme dhe sektori më i dëmshëm i ekonomisë sepse krijon privilegje për kompani të caktuara dhe e dëmton tregun e lirë.

Image

Ndërsa Adil Fetahu thekson se monopole nuk duhet të ketë në asnjë fushë të ekonomisë ngase e anulojnë konkurrencën e lirë dhe pa një konkurrencë nuk kemi një treg të lirë të garantuar edhe me Kushtetutën e vendit.

(Kosova Sot)

17 orë e 29 minuta më parë