< Qytetarët të zhgënjyer me punën e Kuvendit (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Qytetarėt tė zhgėnjyer me punėn e Kuvendit (Foto/Video)

Qytetarėt tė zhgėnjyer me punėn e Kuvendit (Foto/Video)

Të anketuarit e „Kosova Sot“ thonë se janë të zhgënjyer me punën e Kuvendit, i cili prej se është konstitucuar ka bërë zero punë.  Me këtë ritëm do të ketë vonesa në planin legjislativ por edhe në shumë tema me rëndësi për vendin.

Image

Xhavit Maloku theksoi se nuk është i kënaqur me punën e Kuvendit të Kosovës. “As qeveria e as përbërja aktuale e Kuvendi nuk janë në gjendje të marrin vendim të rëndësishme për vendin, kështu s do me se jemi të zhgënjyer, për fat edhe nuk presim ditë të mirë ky Kuvendit”.

Image

Agim Bajrami thotë se është i zhgënjyere me gjithë të arritura e politike që nga pas lufta, pasi të gjithë ka parë xhepin e tyre, natyrisht edhe me përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës. “ Ky institucion nuk po merret me përmbushjen e obligimit të tij kushtetues ndaj vendit dhe qytetarëve”.

Image

Bejtullah Hasani është i mendimit se Kuvendi ende nuk ka nisur punën, dhe nuk e di a do të fillojë punës, kështu që shton se janë të zhgënjyer me punën e tij.

Image

Ndërsa Hakif Hamiti thotë se padyshim qytetarët janë të zhgënjyer me punën e kuvendit, por jo vetëm më këtë por edhe me gjitha. “Përfaqësuesit e zgjedhur nuk janë duke kryer detyra për të cilat janë  zgjedhur por për interesat të tyre”.

(Kosova Sot)

22 orë e 24 minuta më parë