Prishtina skandaloze me kryetar Shpend Ahmetin! (Video)

  • 24 October 2017 - 15:24
Prishtina skandaloze me kryetar Shpend Ahmetin! (Video)

Në këto ditë me shi, rruga kryesore e Zonës Industriale në Prishtinë, i ngjan më tepër një moçali sesa një vendi ku biznese të shumta të zonës e paguajnë tatim kot së koti për Komunën e Prishtinës, por Shpend Ahmeti as që lodhet për të rregulluar infrastrukturën, edhe pse për atë paguhet nga qytetarët dhe bizneset e rregullta. Për Shpendin më me rëndësi janë shëtitjet me jahta nëper dete, se sa të përmirësoj kushtet dhe  jetën e qytetarëve përmes kthimit të taksave te tyre te paguara! 

Image

 

 

Si duket, kryetari në largim i Komunës, Shpend Ahmeti, as që ka kaluar ndonjëherë këndej pasi për të parë gjendjen kaotike pas shirave të këtyre ditëve dhe për të marrë masa që kjo mos të ndodhë, duke hapur pusetat e mbushura përplot me bërllok.

Image

 

Përveç veturave të shumta që kanë telashe për të kaluar në atë rrugë, edhe kalimtarët janë të detyruar të bëjnë zgjidhje tjera për të kaluar në këtë rrugë, dhe qytetarët kalimtarë në këtë rrugë janë të indinjuar në Komunën e Prishtinës, sidomos në kryetarin e saj te papergjegjshem, Shpend Ahmeti, ngase nuk e pa të udhës që të ndërmarrë masat e duhura në sanimin e kësaj rruge të përmbytur cdo here nga shirat e shpeshta, si dhe në mbylljen e gropave të shumta ne asfaltin e amortizuar dhe me gropa për të cilat ankohen te gjithe shoferët e veturave. Dhe kjo po zgjat katër vite ,që nga mandati i tij mashtrues si kryetar i Prishtines ! 

 

 (Kosova Sot)