Nëna monstrum: Shetit vajzën të lidhur me litar (Video)

  • 27 July 2015 - 23:51
Nëna monstrum: Shetit vajzën të lidhur me litar (Video)

Në parkun e qytetit rus Ekaterinburg një qytetar ka filmuar një ngjarje të pazakontë, kur një nënë po e shetiste vajzën e saj të lidhur me litar, si të ishte një qen.

Tërë këtë ngjarje e kishte filmuar Alexey Vlaskin, i cili kishte rastisur në park, kurse rastin e ka paraqitur në polici, transmeton Telegrafi.

Vajza e moshës rreth 5-vjeçare, ishte e lidhur me një litar për qafe dhe ecte në këmbë e duar, e ndjekur nga e ëma.

Policia po e heton këtë rast në bazë të videoxhirimit.