< Kosova gjendet e fundit në rajon për investime të huaja (Video) - TV - Kosova Sot
Kosova gjendet e fundit nė rajon pėr investime tė huaja (Video)

Kosova gjendet e fundit nė rajon pėr investime tė huaja (Video)

Të anketuarit thonë se politika është ajo që ndikon më së shumti që vendi të mbetet i fundit në rajon sa i përket investimeve të huaja. Sipas tyre deri më tani nuk është arritur t’i sjellim investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë

Hamëz Bytyçi thekson se është politika ajo që ndikon më së shumti që vendi të mbetet i fundit në rajon sa i përket investimeve të huaja, pasi, sipas tij, deri më tani nuk është arritur t’i sjellim investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Kosovës.

Image

 

Sheremet Krasniqi thekson se defekti më i madh në këtë çështje qëndron për arsye se ligjet nuk po funksionojnë. “Pasi si kur të funksiononin edhe investuesit e huaj do të investonin këtu, por të pasigurtë nuk e derdhin kapitalin këtu”, është shprehur ai.

Image

 

Beqir Koxha thotë se tani Evropa Juglindore i ka pasur baticat dhe zbaticat veta dhe në këtë drejtim Kosova si shteti më i ri i ka disa obligim t ‘i përmbushë, por kjo po shkon më ngadalë. “Investitori investon gjithmonë ku ka sukses dhe ka rezultate dhe i arsyeton paratë që derdh”. 

Image

 

Ndërsa Qëndrim Krasniqi thotë se kjo vjen pasi qeveria jonë nuk i jepe rendësi krijimit të kushteve dhe nuk punon për një ambient për të tërhequr investitorët e huaj.

Image

 

 

(Kosova Sot)

6 orë e 26 minuta më parë