Ja intervista e fundit e Adelës si gazetare (Video)

  • 29 October 2017 - 11:55
 Ja intervista e fundit e Adelës si gazetare (Video)

Gazetarja e njohur Adelajda Xhamani e cila u nda nga kjo botë në moshë fare të re mengjesin e kesaj te diele, vetem 31 vjece, prej vitesh ishte pjesë e medias dhe botës së televizionit.

Intervista e saj e fundit televizive ishte ajo në studion e “Rudina”, në Televizionin Klan, më 11 Shtator, ku Adelajda ishte ftuar për të folur rreth dasmës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit.

Duke folur pikërisht për këtë event ajo do të vlerësonte thjeshtësinë e tij. “Ajo që pëlqyen njerëzit ishte thjeshtësia e dasmës, kërcyen thjeshtë, kishin mbledhur njerëzit e dashur. Njeriu e zgjedh si të dojë vetë ditën më të rëndësishme të jetës…”

 

(Kosova Sot)