Rusja ngre fundin kundër ngacmimeve seksuale

  • 29 October 2017 - 21:41
Rusja ngre fundin kundër ngacmimeve seksuale

Ngre fundin në orën e pikut në metronë e Shën Petërsburgut, sepse edhe kryerja e fotos së fshehur nën rroba, konsiderohet nga ligji një ngacmim seksual.

Protagoniste e kësaj fushate sensibiluzuese është balerina dhe aktivistja ruse, Anna Dovvgalyuk. Në video, shihet e reja e cila ka ndaluar në trotuar, ku shfaqet me një fustan të kuq.

Ajo shikon drejt dhe papritur ngre fundin. Reagimet e kalimtarëve janë nga më të ndryshmet. Para Anna-s e cila proteston me fundin e ngritur, ka nga ata që vështrojnë çuditshëm dhe nga ata që e kritikojnë.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale, është një fushatë sensibilizuese kundër një prej shumë formave të ngacmimeve seksuale ndaj grave, dhe konkretisht, “upskirting”, të bësh foto me celular, fshehurazi, nën fundin e pasagjereve.

“Kjo fushatë është i dedikohet të gjithë atyre që tentojnë të shohin poshtë fundit të grave. Në emër të të gjitha grave, që janë bërë viktima tuajat: shiko! Dhe qëndroni larg”, – lexohet në diçiturën e videos, e cila në kanalin “YouTube” ka grumbulluar më shumë se 700 mijë klikime. 

(Kosova Sot)