A është bërë shqetësuese ikja e qytetarëve nga Kosova (Foto/Video)

  • 30 October 2017 - 09:48
A është bërë shqetësuese ikja e qytetarëve nga Kosova (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se është për shqetësim ikja e qytetarëve nga Kosova, por sipas tyre, ata  po detyrohen ta bëjnë këtë nga skamja e madhe, varfëria dhe papunësia që kaploi vendin.

Image

Agim Behrami thekson se është shqetësuese së tepërmi ky fenomen se në radhë të parë kemi papunësi, mungesë perpektive për punësim, zhvillim e shkollim që janë arsyet që detyrojnë qytetarët të ikin nga Kosova.

Image

Rabit Halili thotë se kjo dukuri po na shqetëson të gjithëve ngase rinia po mendojnë vetëm si të ikin jashtë vendit nga mungesa e perspektivës për shkollim, punësim dhe ardhmërisë së tyre.

Image

Durim Kryeziu është i mendimit se kjo dukuri është në trend dhe shqetësuese njëkohësisht por e domosdoshme nga mungesa e perspektivës nga se kemi papunësi enorme, mungesë shëndetësisë cilësore dhe mungesë e perspektivës në tërësi.

Image

Kurse Kreshnik Tahiri thotë se  ikja e qytetarëve është evidente dhe shqetësuese dhe si fenomen që po ndodhë. Sipas tij, kjo bëhet nga mungesa e perspektivës për shkollim punësim dhe të ardhmes së zbehtë të tyre.

(Kosova Sot)