Futbolli luhet edhe brenda në xhami (Video)

  • 28 July 2015 - 17:17
Futbolli luhet edhe brenda në xhami (Video)

Imami i kësaj xhamie u ka bërë një surprizë të këndshme fëmijëve që ndjekin mësim aty, duke u ndihmuar atyre të adaptohen më lehtë me ambientin në xhami.

Në xhaminë “Ferah Mahallesi Merkez Camii” e cila ndodhet në Stamboll të Turqisë, fëmijët janë përballur më një surprizë të këndshme nga mësuesi i tyre, imami i kësaj xhamie, transmeton lajmi.net

Me qëllim që fëmijët të adaptohen më lehtë me ambientin e xhamisë, ai ka organizuar një lojë futbolli, për t’i gëzuar fëmijët.
Në një video që ka tashmë shikime rekorde, shihen imami dhe një plak, i cili kryen obligimet në këtë xhami duke luajtur futboll.

Në sfond shihen edhe fëmijët të cilët po bëjnë tifo si duket për mësuesin e tyre, teksa plaku bënë përpjekje për të mbrojtur “portën” e tij, nga goditjet e imamit.