Orangutani puth barkun e gruas shtatëzënë (Video)

  • 28 July 2015 - 21:46
Orangutani puth barkun e gruas shtatëzënë (Video)

Një burrë dhe një grua që ishte shtatëzënë ishin për vizitë në kopshtin zoologjik Colchester Zoo të Britanisë së Madhe.

Në këtë kopsht jeton edhe orangutani i quajtur Rajang, i cili për sigurinë e vizitorëve, qëndron prapa xhamit.

Rajang dukej i interesuar për barkun e gruasë, kështu që ajo e vendosi barkun në xham. Ajo se çfarë ndodhi më pas, i la pa fjalë vizitorët e kopshtit zoologjik.

Rajang, e puth barkun e gruasë shtatëzënë.

Për të parë, nëse është vetëm rastësi veprimi i orangutanit, burri e mbështet barkun në xham mirëpo orangutani nuk e puth barkun e tij, transmeton Klan Kosova.

Shikoni videon më poshtë për të parë këtë ngjarje jo fort të zakonshme.