15 vjeçarja e godet babain e saj në publik pasi ai ia merr telefonin (Video)

  • 07 November 2017 - 10:20
15 vjeçarja e godet babain e saj në publik pasi ai ia merr telefonin (Video)

Ky është momenti shokues kur një vajzë e godet rëndë babain e saj para kalimtarëve në rrugë në jugperëndim të Kinës javën e kaluar.

15 vjeçares e cila quhet Xiao Min prindërit ia kanë konfiskuar telefonin asaj pasi ajo kalonte shumë kohë me të, transmeton Kosova Sot Online.

Pasi prindërit ia morën telefonin, ajo refuzon të shkoj në shtëpi. Ajo  e godet nënën dhe e shkelmon babain e saj në publik si akt hakmarrjeje.

Në videon e postuar online shihet momenti kur Xiao Min brutalisht e shkelmon babain e saj ndërsa kalimtarët e rastit mundohen t’i ndajnë ata.

Sipas Oriental Daily, përleshja ka zgjatur rreth 30 minuta  në qytetin Fushun me 1 Nëntor.

Image
Image

 

Xiao Min ishte e nevrikosur sepse prindërit ia kishin marrë asaj telefonin dhe e kishin ndaluar atë që të takohej me një djalë.
Babai i saj tha që ajo po rebelohej dhe refuzoj të shkoj në shtëpi pasi ishte fiksuar pas telefonit të saj. Ai gjithashtu shtoj që vajza kishte ndërprerë shkollimin si pasojë e kushteve financiare.

Policia arrin në vendin e ngjarjes dhe e qetëson situatën. Vajza pajtohet që të shkojë në shtëpi  me prindërit e saj, por ajo refuzoj të flas me ta.

(Kosova Sot)