PAMJE TE RENDA! Aksident me vdekje në Sarandë (Video)

  • 07 November 2017 - 12:34
PAMJE TE RENDA! Aksident me vdekje në Sarandë (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ''Nr.1'', tek ''Rrethrrotullimi i Butrintit'', ku një i moshuar me iniciale D.L duke udhëtuar me biçikletë ka rrëshqitur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuat se 60 vjeçari, banues në Sarandë, ka humbur kontrollin e mjetit biçikletë prej lagështirës së rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia thotë se po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot)