< Mamaja rrëfen përdhunimin e vajzës: Ma drogoi e tha që nuk ishte e virgjër (Video) - TV - Kosova Sot
Mamaja rrėfen pėrdhunimin e vajzės: Ma drogoi e tha qė nuk ishte e virgjėr (Video)

Mamaja rrėfen pėrdhunimin e vajzės: Ma drogoi e tha qė nuk ishte e virgjėr (Video)

Një histori përdhunimi është mësuar sot në qytetin e Sarandës, ku një 13-vjeçare dhe e ëma e saj kanë denoncuar në polici një djalë të moshës 21-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Sarandës, ndërsa e ëma e të miturës me emrin Tamara, ka treguar se si janë njohur të rinjtë dhe se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja.

Ajo është shprehur se djali që akuzohet për përdhunim, fillimisht e ka droguar të bijën, duke i dhënë asaj kanabis sativa dhe më pas   e ka përdhunuar atë.

Gruaja tregon se vajza e mitur jetonte në një shtëpi me të ëmën dhe Vangjelin, i cili ishte i dashuri i saj prej disa kohësh, pasi mamaja e Tamarës i hapi dyert këtij të fundit, duke qenë se ngeli në mes të katër rrugëve.

Zonja tregon ndër të tjera:

Vajzën e kam 13-vjeçe dhe duhej me një djalë. Unë rashë dakord dhe u përballa me djalin, shikoja çfarë ndiente realisht. Pas një muaji fola me djalin dhe i thashë që kur të vijë mosha e caktuar, nëse ajo do, ti do ta marrësh. I thashë që nuk duhet t'i prekë Tamarës as një qime floku se do të ketë pasoja dhe ai tha "në rregull".

Atij iu ndanë prindërit dhe unë e pranova në shtëpi. Një ditë kur unë nuk mund të shkoja në shtëpi, kishin shkuar të dy nga dhoma dhe ai ishte përdorues i kanabisit. I kishte dredhur një cigare hashash, ia kishte dhënë vajzës dhe aty kishte tentuar ta kapte".

 (Kosova Sot)

6 orë e 29 minuta më parë