Burjani: Qytetarët duhet të vetëdijesohen për të mos i votuar këto parti (VIDEO)

  • 07 November 2017 - 14:34
Burjani: Qytetarët duhet të vetëdijesohen për të mos i votuar këto parti (VIDEO)

Ndërsa analisti politik Blerim Burjani tha për "Kosova Sot" se nuk përjashtohet mundësia që edhe nga Kosova të ketë ndonjë rast të dërgimit të parave të vjedhura në Parajsat Fiskale, ndonëse deri më tash nuk ka pasur ndonjë zbardhje të rasteve të shumta të pasurimit pa bazë në Kosovë, pavarë- sisht që ka pasur përplot skandale në të gjithë sektorët, duke filluar nga institucionet qendrore e deri tek ato lokale.

"Nuk ka pasur deri tash asnjë veprim serioz që zbardh rastet e shumta të skandaleve, asnjë aktgjykim i vetëm që tregon se dikush në këtë shtet është i korruptuar dhe pikërisht për këtë arsye BE-ja ka vu kushte ultimative ose bëni këto detyra ose nuk ka liberalizim, e tash institucionet e Kosovës janë të bllokuara nga iniciativat për të ecur përpara në integrime evropiane, pra BE-ja nuk do të merret me Kosovën derisa të tregojë realisht se ka bërë ndryshim në këtë temë ose së paku ka gatishmërinë për të luftuar korrupsionin duke ndërmarrë masa të gjithmbarshme në të gjithë sektorët, prej arsimit e deri te gjykatat, deputetët, kryetarët e komunave, por që kuptohet gjithmonë bazuar në fakte materiale dhe formale e jo veç sa për të treguar gjoja interesim", u shpreh Burjani për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)