< Turizmi kulturor i lënë anash nga institucionet (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Turizmi kulturor i lėnė anash nga institucionet (Foto/Video)

Turizmi kulturor i lėnė anash nga institucionet (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se Kosova gjithmonë ka qenë dhe është atraksion për zhvillime kulturore, por institucionet po bëjnë fare pak për ta zhvilluar turizmin kulturor si degë e rëndësishme e vendit

Anton Berisha thotë se jemi në një gjendje ku njëjtë po veprohet edhe në rrafshe tjetra.” Por, turizimi, sidomos kulturor këtu te ne zë vendin e fundit. Edhe kur behet ndonjë gjë bëhet sa për sy e faqe”.  

Image

Enver Morina thekson se është shumë e nevojshme të shkohet më tej, për zhvillimin e turizmit kulturor. “Mendoj se Kosova gjithmonë ka qenë dhe është atraksion për zhvillime kulturore. Këtë më së miri e shohim me Prizrenin, me pak punë arrihen rezultate të mëdha”. 

Image

Mehdi Jashari thekson doemos duhet të ketë një përkujdesje të veçantë për këtë fushë, pasi turizmi po tregohet një veprimtari fitimprurëse. “Andaj institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen, pasi vendi në fushën e turizmit është duke bërë shumë pak”. 

Image

Kurse Dilaver Kryeziu theksoi se deri sa në vendet apo në institucionet ku duhet të flitet për turizmin kulturor apo të avancohet punojnë njerëz që nuk e dinë se çfarë turizmi kulturore, jo që lihet anash po harrohet krejt që ekziston një turizëm i tillë. A”ta mendojnë se turizëm është vetëm deti. Interesant te ne mendojnë se ku ka det ka turizëm, por kjo nuk qëndron pasi edhe ne kemi vende mjaft atraktive për këtë fushë”.

Image

 

(Kosova Sot)

16 minuta më parë