Prekëse: Vlogger-ja 10 vjeçare cakton takim me fansat e saj, por... (Foto)

  • 08 November 2017 - 18:25
Prekëse: Vlogger-ja 10 vjeçare cakton takim me fansat e saj, por... (Foto)

Një video në të cilën paraqitet një vajzë 10 vjeçare zemërthyer duke shpërthyer drejt fansave të saj të cilën nuk u paraqitën në park për ta takuar atë, ka arritur gati 1.2 milionë shikime në Youtube, transmeton Kosova Sot Online.

Aspiring vlogger Alina had hoped to come face to face with some of her 3,000 web subscribers but despite 'promises' from 20-plus, no-one came to the park in Nizhnekamsk

Vlogger-ja e njohur, Alina, kishte shpresuar se do t’i takoj ballë për ballë të 3000 abonuesit e uebfaqes së saj, por përkundër premtimeve të tyre që ata do të  dalin në vendin e përcaktuar për t’u takuar ata nuk u paraqitën asnjë prej tyre duke e lënë Alinën me zemër të thyer.

Vajza nga Rusia kishte mbledhur ndjekës në uebfaqen e saj duke i prezantuar lodrat e saj.

Këtë herë ajo iu kishte sjellur një video tjetër mjaft prekëse ku paraqitet duke i lutur fansat e saj të mos e gënjejnë.

Ajo tani ka arritur më shumë se 50000 abonuesë të arrirë për një orë.

“Sapo u ktheva nga takimi i caktuar me fansat, por askush nuk kishte ardhur” tha vajza pa e sqaruar nëse kishte dalur me prindërit e saj.

She was hoping for a fun day out with  her fans at the park in her home city of Nizhnekamsk

“Unë jam shumë e mërzitur sepse së paku 20 veta prej jush e konfirmuat me komentet tuaja që do të vinit.” , - vazhdoi bukuroshja duke fshirë lotët.

“Prita për 30 minuta, por askush nuk i kemi. Kontrollova në rrethinë po pa dobi.”

Pastaj ajo vazhdoi t’i luste që mos ta gënjenin më asnjëherë si këtë rradhë sepse ajo qe lënduar shumë.

“Ju lutem, mos më gënjeni më kështu. Jam vërtetë e hidhëruar dhe e mërzitur. Ju përgjërohem.” vazhdoi vajza simpatike.

Ajo përfundoi inçizimin në lot duke iu drejtuar me fjalët e fundit fansave të saj

“Prisja që do të takoheshim, të bënim qejf, të fotografoheshim bashkë dhe më në fund do t’iu takoja të gjithë juve. Kam përgatitur edhe ëmbëlësira për ju, por ju më trajtuat kështu.”

Reagimet për këtë video kanë qenë nga më të ndryshmet. Ka patur nga ata që kanë premtuar Alinës se vogël se nëse ajo do të organizojë një takim tjetër ata do të vinë të gjithë, por ka patur edhe nga ata që kanë kritikuar prindërit e saj që e lënë të organizojë kësi lloj takimesh nga frika se ajo mund të jetë viktimë e kidnapuesve dhe pedofilëve.

The Russian schoolgirl - who had built up her followers by making slime and showing off her toys - has now gone viral with her tearful outburst, pleading with her fans not to 'lie' to her

Njëri prej komentuesve, shkruajti:

“Ajo do të organizojë një takim të tillë dhe pastaj të gjitha revistat dhe lajmet  do të shpërthejnë për vloggeren e famshme 10 vjeçare që u zhduk. Ndihmë!”

 (Kosova Sot)