Gazetarja australiane fyhet në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)
Reporterja Maggie Rauwoth ishte në pritje për t’u lidhur direkt me “Nine News” jashtë ambienteve të gjykatës së Ballarat, qytet australian, i cili ndodhet në shtetin Victoria, kur një kalimtar ka filluar papritur ta fyejë pa asnjë motiv.
“Fitoj 10 herë më shumë se ty, – i është drejtuar personi që mbante një palë syze të errëta, – shko të bësh një punë të vërtetë”.
Reporterja mbetet e shtangur nga toni i fortë i përdorur ndaj saj dhe përpiqet të mësojë motivet e këtij sulmi verbal, por ai ka vazhduar ta përçmojë punën dhe ndikimin e saj para kamerave.
Gruaja pastaj ka publikuar gjithçka ka ndodhur në faqen e saj në “Facebook” dhe për momentin agresori duket se është njohur nga policia.
(Kosova Sot)