‘Gafa’ e Melania Trump në Korenë e Jugut do ju shkrijë së qeshuri (Video)

  • 09 November 2017 - 17:48
‘Gafa’ e Melania Trump në Korenë e Jugut do ju shkrijë së qeshuri (Video)

Sot mbushet plot një vit qëkur Donald Trump është vendosur në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por kjo ditë e shënuar e ka gjetur çiftin presidencial të përfolur në rrjetet sociale, për shkak të një video që është komentuar dhe shpërndarë nga një publik i madh virtual. Në video shfaqet Melania e cila ka kaluar një situatë të sikletshme në një shkollë në Korenë e Jugut.

Melania ka menduar se nxënësit janë entuziazmuar nga prezenca e saj në shkollë, por në fakt e vërteta nuk ka qenë kështu. Fëmijët kanë filluar të ulurasin nga gëzimi pasi kishin parë që pranë Melania-s ishte edhe një yll i muzikës pop, Choi Min-ho.

Zonja e parë e vënë në siklet është munduar gjithsesi për ta kaluar me të qeshur këtë situatë.

(Kosova Sot)