Qeveria me 60 zv.ministra vetëm për të zhvatur buxhetin e qytetarëve (VIDEO)
Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se një shifër aq e madhe e zëvendësministrave është një barrë për buxhetin por edhe po bëhet për të rehatuar militantët partiak të koalicionit aktual.
Sejdi Mërkonja, shprehet se ky është një shpenzim i kotë i parave të buxhetit. Shton se qeveria nuk ka nevojë për aq shumë zëvendësministra në një shtet me aq të vogël, por duhet të kursejë më shumë.
Gëzim Gashi, thekson se e tëra kjo po bëhet për të rehatuar militantët partiak sepse Kosova nuk ka nevojë për më shumë se 10 zëvendësministra e jo më për 60 sish sepse janë barrë për buxhetin dhe popullin.
Hilmi Dervishi, thotë se të gjithë ata që dështuan në garën për kryetar të komunave i kanë bërë zëvendësministra dhe rrogat e tyre bëjnë 100 mijë euro në muaj dhe më mirë do të ishte të ndaheshin për veteranët e luftës.
Jusuf Islami, konstaton se kjo është një barrë shumë e madhe për buxhetin dhe qytetarin. Se t’i kesh 60 zëvendësministra nuk e di që ndonjë shtet në Evropë i ka aq. “Qëllimi është rehatimi i militantëve partiak”.
(Kosova Sot)