< Kelmendi: Kjo gjendje është krijuar nga ditët e para të institucioneve (Video) - TV - Kosova Sot
Kelmendi: Kjo gjendje ėshtė krijuar nga ditėt e para tė institucioneve (Video)

Kelmendi: Kjo gjendje ėshtė krijuar nga ditėt e para tė institucioneve (Video)

Analisti politik, Jeton Kelmendi konsideron se kjo gjendje është krijuar nga ditët e para të institucioneve. "Mendoj që jo nga pas lufta, siç po thuhet, por që nga momentet e viteve të para të fillimit të ndërtimit të demokracisë, pra të viteve të 90-ta, por me theks të veçantë në kohën e luftës dhe të pasluftës u krijuan grupe të ndryshme, të cilat nuk zgjodhën dhe nuk zgjedhin mjete për t'i arritur caqet e tyre. Fillimisht u krijuan kauzat, që mendoj se në esencë krijuan kauza të rreme për çështje të ndryshme, duke u propaganduar si kategori të patriotizmit, si pronar të lirisë, çlirimit e të kauzave të tjera të mëdha, kurse ato arritën të kapin pushtet dhe më pastaj kjo kapje u materializua dhe kjo ishte mënyra e vetme për ta kapur fuqishëm pushtetin dhe për ta mbajtur lidhur me botën e krimit, duke pasur sejmenët në ekonominë e zezë, sepse duke pasur ekonominë pastaj kontrollon çdo gjë", u shpreh ai.

(Kosova Sot)

5 orë e 22 minuta më parë