< Sahitaj: Qëllimi i Shpend Ahmetit është interesi për ruajtjen e kapjes kriminale të pushtetit (VIDEO) - TV - Kosova Sot
Sahitaj: Qėllimi i Shpend Ahmetit ėshtė interesi pėr ruajtjen e kapjes kriminale tė pushtetit (VIDEO)

Sahitaj: Qėllimi i Shpend Ahmetit ėshtė interesi pėr ruajtjen e kapjes kriminale tė pushtetit (VIDEO)

Sipas analistit Reshat Sahitaj, qëllimi i vetëm i Shpend Ahmetit për të ruajtur edhe një mandat tjetër në krye të Prishtinës është interesi për ruajtjen e kapjes kriminale të pushtetit.

"Shpend Ahmeti do të tentojë edhe një herë që ta fitojë kryeqytetin për t'i fshehur dhe për t'i fshirë gjurmët e krimit ekonomik që e ka shkaktuar për këto katër vitet e kaluara nda kryeqytetit dhe qytetarëve, duke e mbuluar atë me katër vitet e ardhshme. Mirëpo, unë besoj që qytetarët e Prishtinës tanimë e kanë identifikuar këtë qëllim të Shpend Ahmetit dhe nuk do t'ia mundësojnë një qëllim e synim të tillë kriminal, por do ta ndëshkojnë fuqishëm me votën e tyre kundër në zgjedhjet për balotazh më 19 nëntor", thotë analisti Reshat Sahitaj për gazetën "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)

4 orë e 10 minuta më parë