Politika frikësohet ta bëj ligjin antimafia sepse vetë prekët nga ky ligj (Foto/Video)

  • 15 November 2017 - 10:00
Politika frikësohet ta bëj ligjin antimafia sepse vetë prekët nga ky ligj (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se ka vite që shoqëria civile ka bërë një luftë për të miratuar ligjin antimafia, por kjo çështje është duke u zvarritur për shkak se përgjegjësit bien ndesh vetë me këtë ligj dhe ata janë qeveritarët e pushtetarët.

Image

Islam Velia mendon se nëse këtu ka mafi, janë këta që janë në hyqmet (pushtet), dhe këta që janë në krye të shtetit duke i  zhvatur këto pasuri të Kosovës, prandaj ligji i godet së pari ata.     

Image

Shefki Muqolli thekson se nëse ata e aprovojnë një ligj të tillë atëherë e kanë prerë degën ku qëndrojnë, duke rrezikuar vetveten. “Këta që po na udhëheqin këta janë mafia”.

Image

Ismajl Muqiçi thekson se ka vite që shoqëria civile ka bërë një luftë për të miratuar ligjin antimafia, por kjo çështje është duke u zvarritur për shkak se përgjegjësit bien ndesh vetë me këtë ligj.

Image

Ndërsa Isak Berisha thotë se ligjin antimafia nuk e bëjnë ata mafiozë që janë në qeveri.” Shumë prej tyre nuk lexojnë literaturën e duhur. Kemi përpiluar shumë ligje të mira, por ato nuk u shtynë më tej nga autoritetet”.

(Kosova Sot)