Katër kërcime në sekond! Shikojeni nxënësin kinez dhe aftësinë e tij për të kërcyer me litar (Video)

  • 15 November 2017 - 15:54
Katër kërcime në sekond! Shikojeni nxënësin kinez dhe aftësinë e tij për të kërcyer me litar (Video)

Një djalë kinez 11 vjeçar e ka mahnitur jurinë me performancën e tij të shpejtë me litar në një garë.

Në video shihet se si nxënësi Huang Junkai ka kërcyer 129 herë për vetëm 30 sekonda.

Ai i ka fituar dy tituj në kategorinë e shpejtësisë dhe performancës në kuadër të garës internacionale në Shangai, transmeton Kosova Sot Online.

Në një intervistë, Huang ka thënë se ai kishte filluar të ushtrojë kërcimin me litar që nga mosha 6 vjeçare, dhe se ka trajnuar çdo ditë.

“Gjysmë ore në mengjes dhe dy orë pasdite”, ka thënë 11 vjeçari.

(Kosova Sot)