Kelmendi: Njerëzit në politikë kanë hy "me stupc në krah" (Video)

  • 16 November 2017 - 14:22
Kelmendi: Njerëzit në politikë kanë hy

Analisti Jeton Kelmendi thotë se ky fenomen, i cili është tani vështirë të çrrënjoset pa një drejtësi krejtësisht të pavarur nga politika, por të bazuara vetëm në kriteret profesionale, është instaluar ngase në politikë kanë hyrë njerëzit, si e thotë populli, "me stupc në krah", të paditur e të paedukuar, e që nëpërmes krimit dhe korrupsionit kanë filluar të pasurohen, të krijojnë rrjetet e tyre kriminale e biznesore, për të bërë edhe emër publik e për t'i ngjitur deri në piedestalin e institucioneve të shtetit. "Ishin njerëz nga zona të thella, të cilët rrallëherë kishin zbritur edhe në qytet, e lëre më për ndonjë nivel më të theksuar të kulturës e të civilizimit. Këta menjëherë u futën në politikë edhe duke keqpërdorur kauzat e caktuara dhe këto kauza më pastaj funksionuan për një kohë, por që natyrisht për të qenë më funksionale, për një kohë më të gjatë duhej që gjithsesi të arrihet deri te paratë. E paratë dihet që nuk mund të sigurohen shpejt e në mënyrë korrekte, por dihet se si u siguruan e u pasuruan ata", theksoi Kelmendi.

(Kosova Sot)