Asnjë metër tokë nuk duhet t’i falet Malit të Zi (Video)

  • 17 November 2017 - 11:16
Asnjë metër tokë nuk duhet t’i falet Malit të Zi (Video)

Caktimi i kufirit me Main e Zi po zvarritet e kjo çështje nuk po zgjidhet edhe pas tri vitesh debatesh të nxehta politike. Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet dhe as një milimetër tokë nuk duhet t’i falet askujt, por shtojnë se këto çështje janë të paracaktuara dhe vështirë se do të mund të ndryshohen

Image

 

Sokol Plakolli thekson se asnjë milimetër tokë nuk duhet t i falet Malit të Zi.” Kosova boll është rrudhur. Ne i kemi tokat tona në Serbi, duke mos e përjashtuar vendlindjen e të parëve të mi që është Plakova”,  

Image

 

 

Frrok Kristaj mendon se  është dashur të miratohet pasi nuk ka dredhi në këtë çështje. “Dyshimi që ekziston kinse këta e kanë shitur interesin, po kush është ai që shet vendin e vet. Tash nëse nuk jemi të kënaqur është tjetër punë.   Por, nuk jeni vetëm tash të pakënaqur, më 1913, kur u caktuan kufijtë, nuk na pyetje kush, e më pas”. 

Image

 

Xhevat Emerllahu thotë se shënimi i kufirit i ka rregullat e veta dhe ato rregulla janë të njohura.” Kufirin e shënojnë njerëzit që janë afër kufirit. Ata i dinë ato rregulla, i dinë toponimet vendbanimet. Kufirin e dinë banorët e atij vendi dhe ata duhet të pyeten, pasi askush më mirë se ata nuk e dinë atë”.

Image

 

Kurse Mehmet Neziri thotë se Demarkacioni ka ardhur si pasoj e kufirit sipas kushtetutës së viti 1974, aty është përcaktuar një kufi administrativ.” Ka qenë kufi i Kosovës dhe me atë kufi Kosova është pranuar shet e në bazë të atij kufiri edhe Mali i Zi është pranuar në NATO. Prandaj unë nuk shohë që diçka mund të ndryshohet pas të gjitha tyre ngjarjeve që kanë ndodhur. Demarkacion duhet të aprovohet”, është shprehur ai.

 (Kosova Sot)