Qeni përpiqet të zgjojë pronarin pa ndjenja në rrugë, video që dridh zemrën (Video)

  • 20 November 2017 - 17:01
Qeni përpiqet të zgjojë pronarin pa ndjenja në rrugë, video që dridh zemrën (Video)

Këto pamje tepër prekëse kanë përlotur dhe emocionuar përdoruesit e rrjetit.

Pamjet janë marrë në Kinë, ku duket një burrë që kishte humbur vetëdijen, teksa po shëtiste me qenin e tij dhe kishte rënë pa ndjenja në rrugë.

Por në video shfaqet qeni që përkëdhel pronarin e tij dhe përpiqet ta zgjojë atë.

Burri u transportua në një spital aty pranë, por kjo video u bë virale.

“Qeni është miku më i mirë i njeriut!”, shkruhej nëpër komentet poshtë videos emocionuese!

(Kosova Sot)