Burjani: Votuesi nuk është vetëdijësuar sa duhet (Video)

  • 21 November 2017 - 16:16
Burjani: Votuesi nuk është vetëdijësuar sa duhet (Video)

Sipas analistit Blerim Burjani, zgjedhjet lokale nuk tregojnë asgjë më shumë se një konfuzitet të madh të krijuar tek qytetarët , një paqartësi të madhe dhe humbje të logjikës dhe besimit për një perspektivë të qëndrueshme dhe zhvillimore tek secila nga këto parti politike, me ndonjë përjashtim. "Ky përcaktim përmes konfuzitetit kuptohet që i kushton shumë qytetarit të këtij vendi, nuk votohet për individin e për liderin, për programin, këta njerëz që sillen vërdallë me përfitime që nga viti 2000 e disa më vonë asgjë të hairit deri më tash nuk i kanë sjellë qytetarit, vetëm premtime koti", tha Burjani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)