I bie valixhja nga autobusi, shoferi as që e vëren (Video/Foto)

  • 22 November 2017 - 09:54
I bie valixhja nga autobusi, shoferi as që e vëren (Video/Foto)

Të zbulosh se të ka humbur valixhja pasi të arrish në destinacionin tënd është një prej anktheve më të tmerrshëm të çdokujt që merr rrugë diku, transmeton Kosova Sot Online.

Por çka nëse valixhja jote nuk arrin kurrë t’iu kthehet në shtëpi?

A dashboard camera has captured the moment a suitcase flew off the back of an airport transport bus heading from the Melbourne Airport

Një kamerë e ka kapur momentin kur një çantë fluturoi nga pjesa e prapme e një autobusi aeroporti i cili po shkonte në Aeroportin e Melbourne-it.

Video u publikua në një faqe në Facebook. Aty shihet një çantë e vetme me ngjyrë të zezë duke rënë në rrugë. Shoferët rreth autobusit ngadalësuan dhe u mundua t’i tërhjekin vëmendjen vozitësit të autobusit që ai ta kuptonte se rrugës i kishte rënë një çantë. Pas pak minutash ai u parkua në një skaj të rrugës. Asnjë veturë nuk u dëmtua dhe çanta u rigjet.

Surrounding drivers appeared to slow down and honk their horns in an attempt to alert the driver

Kjo video zgjoi humorin e 77 000 njerëzve që e shikuan në Facebook.

Një prej komentuesve të shumtë shkruajti

“Paramendojeni fytyrën e shoferit kur të ndalon në Southern Cross dhe e sheh që nuk ka asnjë çantë me vete.”

Një tjetër komentoi “Vend i çuditshëm i dorëzimit të çantës”

The video incited humorous reactions from the more than 77,000 viewers who watched the clip

 

(Kosova Sot)