Misioni i EULEX-it në Kosovë ka dështuar në vendosjen e sundimit të ligjit? (Foto/Video)

  • 22 November 2017 - 10:18
Misioni i EULEX-it në Kosovë ka dështuar në vendosjen e sundimit të ligjit? (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” shprehen të zhgënjyer me punën e misionit evropian të EULEX-it në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit, prandaj thonë se drejtësia kosovare duhet ta marrë drejtësinë në dorë për ta bërë një sistem efikas.

Image

Shaban Baksi: Eulex ka punuar, ka ndriçuar shumë raste. Por, ato më të rëndësishme, po i lënë në sirtarë. Nuk janë kryer të gjitha punët, presim ta bëjnë punë e tyre. 

Image

Kadrush Thaçi: Po ta kishte realizuar misionin e tij, sigurisht se situate do të ishte më ndryshe. Lajmet e fundit për misionin nga vetë gjykatësit e tij janë dëshmi se nuk duhet vazhduar misioni. Mendoj se vendorët vetë duhet ta marrin drejtësinë në dorë.

Image

Behxhet Bici: Që është dështim është pa asnjë pa kurrfarë dileme. U fol shumë se ky mision do të merrej me ‘peshqit e mëdhenj. Por, ky mision me emër të madh po mbyll punë pa kapur ‘peshqit’ e mëdhenj.

Image

Rrahman Tahiri: Dështimi i këtij misioni po shihet  sepse nuk ka asgjë prej tij dhe ne kishim mbajtur shpresa të kota se ky mision do të ndikonte për të mirë të rendit dhe ligjit.

(Kosova Sot)