Refuzon të dorëzoj drogën, polici e “shpërblen” me dajak (Video/Foto)

  • 23 November 2017 - 17:21
Refuzon të dorëzoj drogën, polici e “shpërblen” me dajak (Video/Foto)

Një video shokuese ku shihet një polic duke e goditur me grushta një të dyshuar i cili i reziston arrestimit dhe përpiqet të thithë kokainë ka shpërthyer në Internet, transmeton Kosova Sot Online.

Aty shihet një oficere dhe dy oficerë meshkuj duke u përpjekur për ta zaptuar bokserin Adam Salman, 27 vjeçar, në vendbanimin e tij në Morden, në jug të Londrës.

Videoja është ngarkuar të enjten në Youtube me përshkrimin “Oficeri i policisë e humb durimin” dhe që nga atëherë është shikuar më shumë se 2000 herë.

The police officer throws a barrage of punches at the suspect being restrained on the groundThe police officer throws a barrage of punches at the suspect being restrained on the ground

Salman u gjet që posedonte kokainë dhe refuzonte policëve që përpiqeshin ta arrestonin dhe t’i merrnin çantat me drogë.

Videoja fillon më tre oficerët të cilët i janë hedhur mbi Salmanin dhe tentojnë që me çdo kusht t’i marrin drogën, ndërkohë që ky i fundit refuzon me çdo kusht duke bërë që policët të humbin durimin me të dhe ta rrahin keq.

Salman është dënuar me 6 javë burg me vendimin e një gjykate në Londër, ndërkohë që të pyetur për mënyrën e reagimit të policit ata nuk dhanë ndonjë koment. Incidente të tilla kanë ndodhur edhe më parë në ishullin britanik. Në korrik të vitit 2016 një skenë e ngjashme ishte kapur oficerët e policisë duke e goditur dhe rrëzuar përtokë me gruashta një të dyshuar.

(Kosova Sot)