Arrestohet Albin Kurti (Foto/Video)

  • 24 November 2017 - 10:24
Arrestohet Albin Kurti (Foto/Video)

Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës.

Deputeti i VV-së është arrestuar derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.

Image

Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhërarrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës. Gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir Kalludra, këtë veprim e ka marrë pasi që Kurti, Haxhiu, e Kadaj, kanën hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Image
Image

 

Image

(Kosova Sot)