Hajni tiranas ia vodhi shitëses një iPhone 5: Ja çfarë “sistemi” përdori (Video)

  • 30 July 2015 - 18:50
Hajni tiranas ia vodhi shitëses një iPhone 5: Ja çfarë “sistemi” përdori (Video)

Një i ri rreth të 30-ave, ia ka vjedhur një celular shitëses së një dyqani në Tiranë.

Në videon e publikuar nga News24, shihet i riu që bën sikur interesohet për një bluzë.

Pasi afrohet te banaku dhe vëren shpërqendrimin e shitëses, ai fsheh celularin e saj iPhone 5 në bluzë.

E pyet nëse ka ulje çmimi dhe me qetësinë më të madhe shkon lë bluzën te rafti dhe fut celularin në xhep.