Ja se si nxënësit vallëzojnë në varrimin e profesorit (Video)

  • 30 July 2015 - 19:17
Ja se si nxënësit vallëzojnë në varrimin e profesorit (Video)

Nxënësit e një shkolle të mesme në Zelandën e Re, kanë tronditur njerëzit që kishin ardhur në varrimin e profesor Dawson Tamatea Tahani, i cili vdiq në gjumë në moshën 55. Për ta nderuar dhe shprehur mirënjohjen, qindra studentë filluan të ekzekutojnë vallen tradicionale të luftës e njohur si Haka, shkruan “Metro”.

Shkolla e ka postuar një video në YouTube ku shihen nxënësit duke vallëzuar në varrimin e profesorit të tyre, ndërsa vetëm brenda tri ditëve kjo video ka arritur të fitojë mbi 1.5 milionë klikime, transmeton lajmi.net.

Kur makina e cila po barte arkivolin mbërriti në oborrin e shkollës, nxënësit filluan të duartrokasin, derisa këmbët i përplasnin për toke, dhe e gjithë kjo koreografi ishte sinkronizuar për mrekulli.