Lotaria shtetërore serbe mashtron qytetarët (VIDEO)

  • 30 July 2015 - 21:30
Lotaria shtetërore serbe mashtron qytetarët (VIDEO)

Lotaria shtetërore serbe dyshohet se mashtronte qytetarët. Ajo është nën hetim, pasi gjatë hedhjes së shortit numrat fitues nuk korrespondonin me ato që dilnin nga makineria. Incidenti u vu re gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mbrëmjen e së martës, topi i tërhequr ishte 27, por grafiku tregoi 21­in.

Një gabim i thjeshtë? Ndoshta dhe mund të ketë qenë një i tillë. Por topi i radhës që makina tërhoqi ishte pikërisht 21­shi, raporton “Mirror”. Arsyeja që u ngritën dyshime për manipulime është se, gjatë tërheqjes numri i pestë me radhë u paraqit në ekran dhe krejt rastësisht numra të njëjtë dolën nga tamburi. Duke u gjendur përballë kësaj situate, prezantuesja është ndjerë në siklet, gjë të cilën e ka shfaqur dukshëm në transmetimin live.

Menjëherë pas incidentit, Zyra e Prokurorisë së Lartë në Beograd ka lëshuar një urdhër për policinë, për mbledhjen e informacioneve dhe evidencave në mënyrë, që të nis një hetim mbi dyshimet për përfshirje kriminale.

Ndërkaq, Lotaria Shtetërore e Serbisë pas incidentit me anë të një deklarate publike është arsyetuar duke thënë se, incidenti është shkaktuar nga një problem teknik.

Në lidhje me këtë çështje ka komentuar dhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç. Kreu i qeverisë pohoi se, “Nëse ka pasur ndonjë element të veprës penale për hedhjen e shortit, të gjithë personat përgjegjës do të vuajnë pasojat për këtë”