Politika nuk e do vettingun dhe dekriminalizimin e institucioneve (Foto/Video)

  • 05 December 2017 - 10:42
Politika nuk e do vettingun dhe dekriminalizimin e institucioneve (Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” kanë vlerësuar se ata të cilët janë të korruptuar dhe të njollosur të njëjtit normalisht nuk duan ujëra të pastra, andaj nuk e pranojnë vettingun dhe dekriminalizimin.

Image

Blerim Krasniqi thekson se ata të cilët janë të korruptuar dhe të njollosur të njëjtit normal nuk duan ujëra të pastra, duke shtuar se është një fjalë në popull që thotë se ujku do mjegull, andaj edhe nuk e pranojnë vettingun dhe dekriminalizimin.

Image

Avni Islami thekson se një ndër problemet kryesore në politikën kosovare që nga paslufta është edhe vettingu. “Pra verifikimi i figurave të larta politike që po e udhëheqin Kosovën,  por edhe ato që punojnë nën hijen e politikanëve të mëdhenj”.

Image

Salih Rashiti thotë se sigurisht se janë të korruptuar pasi dihet se vettingu i sqaron më mirë këto gjëra. “Pra po dihet se institucioni më i korruptuar është gjyqësori, përfshirë edhe politikën”.

Image

Sabit Maxhuni thotë se sigurisht se janë vet të implikuar në ato raste dhe nuk duan të zbulohen, andaj edhe politika nuk e do vettingun dhe as dekriminalizimin e institucioneve.

(Kosova Sot)