Kap vajzën duke instaluar SnapChat, babai e rreh brutalisht dhe e lë pa qime në kokë - TV - Kosova Sot
Kap vajzën duke instaluar SnapChat, babai e rreh brutalisht dhe e lë pa qime në kokë

Kap vajzën duke instaluar SnapChat, babai e rreh brutalisht dhe e lë pa qime në kokë

Kjo është videoja e ngarkuar nga një 33-vjeçar teksa dhunon vajzën e tij pasi e ka zënë duke shkarkuar aplikacionin SnapChat.

Alex J. Harrison u arrestua pas kësaj videoje edhe pse ai e postoi me mburrje që po mbronte vajzën e tij nga keqpërdorimi i internetit.

Videoja është filmuar nga një person i tretë që qëndronte në dhomë teksa Alex godet 50 herë me rrip të voglën.

Pas një minute e gjysmë, ai e çon vajzën në një dhomë tjetër për t’ia rruar kokën.

Pastaj e detyron të shikonte në kamera, ndërsa vajza qan në fund të përplasjes.

 

(Kosova Sot)

11 orë e 24 minuta më parë
25/06/18