Kelmendi: Politika kosovare, thellë e inkriminuar (Video) - TV - Kosova Sot
Kelmendi: Politika kosovare, thellė e inkriminuar (Video)

Kelmendi: Politika kosovare, thellė e inkriminuar (Video)

Analisti tjetër, Jeton Kelmendi, thekson se është pak sa e vështirë të nxirret konstatimi nëse mafio-oligarkët kanë ndikuar në inkriminimin e partive politike apo vetë partitë politike janë struktura mafioze dhe këta njerëz, mafio-oligarkët po përdoren pastaj nga mafia. Sidoqoftë edhe ai pajtohet se politika kosovare është thellë e inkriminuar, e për fat të keq edhe subjekti më i ri politik, VV-ja, që u testua me Prishtinën. "Mendoj se Shpend Ahmeti ka qenë një kopje e keqe e Isa Mustafës, sidomos në dy vitet e vendit, pra Prishtina duke shpresuar se po ndryshon pak a shumë në të vërtetë ka ndryshuar pak vetëm në dy vitet e para, ndërsa në dy vitet e fundit ka qenë edhe më keq sesa që ka qenë nga Isa Mustafa. Por, në fakt dallimi mes tyre ka qenë se Shpend Ahmeti ka qenë më i pamençur se Isa Mustafa dhe kriminaliteti ka vërshuar me ndërtime dhe me lidhjet e dyshimta që ka vazhduar", potencoi Kelmendi për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)

7 orë e 20 minuta më parë
19/01/18
aaaaaaaa