A është fajtore politika që kemi mbetur prapa në integrimet evropian? (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
A është fajtore politika që kemi mbetur prapa në integrimet evropian? (Foto/Video)

A është fajtore politika që kemi mbetur prapa në integrimet evropian? (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se politika e keqe e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje që të mbetemi prapa në integrimet evropiane.

Image

Veli Veliu thotë se një pjesë të fajit e ka edhe bashkësia ndërkombëtare për shkak se po përdor dy standarde kur janë në pyetje shqiptarët. Shton se nuk duhet më të veprohet ashtu. “E ne si popull kemi të drejtë të jetojmë të lirë”.

Image

Jonuz Fetahaj thotë se vetëm politika e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje, sepse po të kishim pak më shumë “mend‘ do të kishim shumë më tepër miq në çdo sferë dhe drejtim do të na përkrahnin.

Image

Sejdi Hajdini thotë se si populli është edhe politika. “Ne si popull e kemi gabim që i japin votën atij që nuk bën, dhe jemi të helmuar pas partive sa konfliktuohen mes veti për parti”.    

Image

Naim Berisha thotë se pa luftimin serioz të korrupsionit dhe vendosjen e sundimit të fortë të ligjit, Kosova nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së.

(Kosova Sot)

6 orë e 36 minuta më parë
19/04/18