1000 muzikantë interpretojnë për një herë (Video)

  • 01 August 2015 - 12:26
1000 muzikantë interpretojnë për një herë (Video)

Rok-grupi amerikan Foo Fighters duket se ka shumë adhurues në Itali.

Për t’i treguar grupit se sa shumë duan që t’i shohin ata, italianët organizuan një nga ngjarjet më interesante muzikore për të ftuar grupin.

Siç duket organizimi i tyre pati sukses. Frontmeni Dave Grohl ka thënë në gjuhën italiane se Foo Fighters së shpejti do të vizitojnë Italinë.

1000 muzikantë mësuan si të luajnë këngën “Learn to Fly”, e lansuar në vitin 1999 dhe një nga hitet e grupit, me një orkestër të madhe që përfshinte bateristë, kitaristë dhe vokalistë.

Të gjithë së bashku me shumë dashuri interpretuan këngën dhe treguan se sa shumë e duan bendin amerikan.
Shikojeni videon për të parë interpretimin e veçantë.