Nëse ke Lamborghini të gjitha femrat dalin me ty (Video)

  • 01 August 2015 - 17:38
Nëse ke Lamborghini të gjitha femrat dalin me ty (Video)

Një video e re e postuar në YouTube tregon se si femrat pranojnë pa menduar dy herë "t'i tregojnë vendin" një të panjohuri që ka Lamborghini.

Por, më qesharak është fakti që ky person i panjohur – që kinse është i ri në atë vend – është thjeshtë një i njohur për shakatë e tij në YouTube.

Ai afër Lamborghinit të tij ka një biçikletë, të cilën femrat nuk e vërejnë fare. Sapo ai ju kërkon atyre që të shkojnë me të për t’ia treguar vendin, ai e kapë biçikletën – duke pretenduar se fjalën e kishte të shkonin me biçikletë, transmeton Lajmi.net.

Reagimi i femrave më pas është qesharak, për shkak të faktit që ato largohen menjëherë dhe nuk pranojnë të dalin me të. Të kesh një veturë të shtrenjtë është me të vërtetë e lehtë t’i bësh të gjitha femrat për vete.

Shikojeni videon: